Situata tek Shefqet Ndroqi, familjarët: Babai në gjendje të rëndë, mjekët e lënë në pritje

schedule17:00 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 17:00 - 8 Dhjetor, 2020

Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë thotë se situata në spitale është nën kontroll, përplasjet mes shoqëruesve të pacientëve dhe stafit vijojnë të ndodhin.

Këtë të martë, njëri prej tyre është përplasur me rojet e sigurisë së spitalit COVID 2, pasi nuk po e lejonin shtrimin e babait të tij, i cili kishte nevojë për oksigjen.

Krahasuar me ditët e kaluara, situata e autoambulancave ka qenë më e qetë. Pavarësisht se janë paraqitur raste në gjendje të rënduar, nuk kanë pritur në radhë për lirimin e një shtrati, sikurse ka ndodhur më herët.

Por sot janë paraqitur edhe familjarë të cilët i kanë sjellë të sëmurët me makina personale.

Të afërmit e pacientëve si çdo ditë kanë qëndruar në pritje të orës 12:00, që ti dorëzonin koordinatorëve ushqime dhe sende personale për pacientët e shtruar atje.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ende nuk ka nisur komunikimi me anë të tabletave, siç ndodh në spitalin Infektiv.

Familjarët shprehen se komunikimin vijojnë ta zhvillojnë nëpërmjet bisedave telefonike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!