Tre persona janë arrestuar nga Policia pasi u kapën duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
A.,B., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe M. P., 18 vjeç, banues në Konsipol, Sarandë u kapën nga shërbimet e policisë në fshatin turistik “Llogara”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me dy mjete tip “Toyota Yaris” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po ashtu forcat e policisë arrestuan A. K., 24 vjeç, banues në Lushnje, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në aksin Llogara-Orikum, duke transportuar me mjetin “Benc”, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.
Vlorë/Informacion
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Vihet në pranga 3 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Vlorë për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se tre shtetas po transportonin nga Saranda emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 250 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasit:
* A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe M. P., 18 vjeç, banues në Konsipol, Sarandë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në fshatin turistik “Llogara”, duke transportuar me dy mjete tip “Toyota Yaris” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
* A. K., 24 vjeç, banues në Lushnje, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në aksin Llogara-Orikum, duke transportuar me mjetin “Benc”, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim./abcnews.al/