“Raiola dhe Pogba një turp i madh! Çlirim, po ikën lojtari më i mbivlerësuar”

schedule10:18 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 10:18 - 8 Dhjetor, 2020

Mino Raiola ishte i qartë. Paul Pogba dhe Manchester United këtë verë do të ndajnë rrugët, gjithmonë nëse klubi anglez nuk do të rrezikojë ta humbasë me parametra zero mesfushorin francez. Në një intervistë të dhënë për Tuttosport ai tha: “Mund të them se ka mbaruar koha e Pogba tek United, ai duhet të ndryshojë ajrin.

Zgjidhja më e mirë është ta shesin verën e ardhshme. Ata e dinë se rrezikojnë ta humbasin me parametra zero, pasi për momentin qëllimi i lojtarit nuk është të rinovojë kontratën”. Deklarata e agjentit të njohur ka ngjallur reagime të ndryshme në Angli, teksa Gary Neville mbrëmjen e djeshme e konsideroi jo normale deklaratën e Raiola një ditë para ndeshjes së United në Champions League.

Jammie Carragher ishte edhe më i ashpër, teksa në Sky Sport u shpreh: “Ky është një çlirim, kam 12 muaj që e them këtë gjë: ai është lojtari më i mbivlerësuar që kam parë ndonjëherë në jetën time. Mendoj se të dy janë një turp. Do ta shikojmë menaxherin tani dhe do e pyesim Pogba se çfarë mendon.

Agjentët në këto ditë nuk janë vetëm agjentë, ata janë si prindi, si shoku më i mirë, si këshilltari financiar, ata të rezervojnë pushimet dhe shkojnë së bashku. Ata të dy janë kështu (kryqëzon gishtat), të pandarë.

Ai do të jetë shoku më i mirë i Pogba. Kështu që Pogba duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që do të dilte nga goja e agjentit. nëse jo, atëherë duhet të shkarkojë agjentin e tij.  Është shumë e thjeshtë, kjo gjë duhet të ndodhë. Unë nuk e di se ku shkon ai. Kush e merr atë?!”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!