Eduart Grishaj e imitoi në mënyrën më të bukur, reagimi i Arbanës është epik

schedule08:48 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 08:48 - 8 Dhjetor, 2020

Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Krahas moderimit, Arbana është kthyer në kuzhinieren e preferuar të amvisave shqiptare, e cila shpeshherë ndan me ndjekësit receta të ndryshme.

Duke qenë se videot me receta të ndryshe janë bërë karakteristike të moderatores, partneri i saj Eduarti ka publikuar disa video teksa shihet duke e imituar atë.Ai shfaqet në kuzhinë ndërsa thotë:

“Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet.

Këto sushi kaq të mira..mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm.”, shprehet Eduarti.

Ndërkohë, Arbana teksa qesh me Eduartin dëgjihet duke thënë: “Pse nuk të marrin te “Portokallia” ty? Shko ore, i poshtër.”. Kujtojmë që dyshja u bënë prindër të një djali pak javë më parë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!