Pas rikthimit me Mozzik, Loredana shfaqet me unazë martese

schedule07:24 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 07:24 - 8 Dhjetor, 2020

Ndonëse konfirmuan ndarjen pak kohë më parë, Mozzik dhe Loredana nuk sqaruan nëse gjithçka mes tyre përfundoi dhe në letra. Çifti i njohur i showbizzit zbuluan se kishin lidhur kurorë ditën e ardhjes në jetë të vajzës së tyre Hana, ku siç dukej ata nuk kanë dashur një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike.

Duke qenë se nuk kanë folur rreth kësaj teme, nuk dihet nëse janë martuar sërish pas ribashkimit që konfirmuan pak javë më parë. Së fundmi, Loredana ka postuar një video në Instagram, por ajo që bie në sy është pikërisht një unazë në gishtin e martesës.

Për më tepër, aludimet e fansave se unazën ia ka dhuruar Mozzik apo ka rivendosur atë të martesës lindën pasi bëhet fjalë për një unazë rreth, tipike unazë martese, dhe nuk ngjason me aksesorët e zakonshëm.

Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat për ribashkim disa javë më parë në publikim e pjesës së parë të dokumentarit të Loredanës ku u shfaq edhe Mozzik.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.”, thotë Mozzik. “Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”, shton ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!