Pesë pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë pasi u hodhën nga spitalet Covid në Shqipëri, ndërkohë që mbrëmjen e sotme mjeku Pëllumb Pipero rrëfeu një tjetër kërcënim nga një grua e shtruar në spital.
Pipero u shpreh se shumë pacientë nuk duan të rrinë në spital dhe një prej tyre i kishte thënë që nëse nuk e nxirrnin nga spitali për 10 minuta ajo do hidhej e do vetëvritej.
“Unë po u them një rast konkret se çfarë më ka ndodhur sot në spital. Ishte një paciente që do dilte sot dhe më tha ‘nëse nuk më nxirrni nga spitali për 10 minuta, unë do vritem e do vrasë veten’”, tregoi mjeku infeksionit në Opinion.
Mjeku e pranoi se të intubuarit në Shqipëri kanë shumë pak shanse të mbijetojnë. “Tek të intubuarit përqindja e humbjes së jetës është shumë e lartë kudo. Ne e kemi shumë më të lartë. Intubimi është një fazë ekstreme për të tentuar shpëtimin e jetës. Në të gjithë botën tentohet që të shmanget intubimi. Në atë moment mushkëria pothuajse është ezauruar e gjitha” tha Pipero/