Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi se vaksina kundër Covid-19, nuk ka pse të bëhet e detyrueshme, përveçse në raste specifike të punës.
Pasi OBSH shpjegon se është më rëndësi që të shpjegohen më mirë qëllimi dhe përfitimet e vaksinës, se sa ta bëjnë atë të detyrueshme.
Sipas Mike Ryan, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Programin e Emergjencës lajmi për realizimin e vaksinës është një lajm i mirë, por ai kujtoi se eksperienca ka treguar se kur vendet janë përpjekur që vaksinat t’i caktojnë me detyrim, nuk kanë marrë rezultate të dëshiruara.
Po ashtu edhe Kate O’Brien , drejtoreshë e Departamentit të Vaksinimit të OBSH-së, deklaroi në një konferencë shtypi deklaroi se vaksina mund të rekomandohet më shumë në spitale.
“Fushatat e ndërgjegjësimit dhe shpërndarja e vaksinave për personelin mjekësor, të moshuarit do të ishin më efektive, pasi tashmë numri i viktimave ka arritur në 1,5 milion”, u shpreh ai.
OBSH rekomandon që personeli mjekësor të jenë të parët që të vaksinohen për shkak se ndodhën në vijën e parë të rrezikut./abcnews.al/