Mbi 55 % e zjarrfikësve amerikan refuzojnë vaksinimin anti COVID-19

schedule15:51 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 15:51 - 7 Dhjetor, 2020

Mbi gjysma e zjarrfikësve të qytetit të New Yorkut nuk kanë pranuar të vaksinohen me vaksinën anti Covid, pavarësisht nga vala e dytë e rasteve në qytet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 55% e 2 053 zjarrfikësve u përgjigjën “jo” kur u pyetën “A do ta merrni vaksinën kundër COVID-19 nga Pfizer kur departamenti ta vë në dispozicion?

Sondazhi u krye nga Shoqata e Zjarrfikësve të Uniformuar (UFA), një sindikatë që përfaqëson 8,200 zjarrfikës aktivë në qytet, sipas New York Post.

Nëse zbulimet e sondazhit bëhen realitet pasi shteti i Nju Jorkut parashikon 170 mijë doza të vaksinës Pfizer në pritje të miratimit emergjent të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) mijëra reagues të parë do të mbesin të prekshëm ndaj virusit dhe do të vazhdojnë të jenë përhapës të mundshëm.

Shteti, dikur një epiqendër për virusin, zbuti rastet gjatë verës. Sidoqoftë, javët e fundit zona ka parë një valë të dytë të infeksioneve.

Sipas mediave vendase shteti raportoi një mesatare prej 8,815 rastesh të reja çdo ditë, një rritje prej 80 për qind krahasuar me javë më parë./abcnews.al