Qytetarët e parë grekë do të marrin vaksinën anti-Covid në fillim të janarit. Kështu ka deklruara sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
” Megjithëse po shohim disa shenja inkurajuese në drejtim të rënies së incidencës, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur rikthimin e epidemisë dhe për të ulur presionin në spitale. Kështu do të arrihet vaksinimi i organizuar i gjithë popullatës me kujdes dhe siguri, i cili do të fillojë nga fillimi i janarit” , theksoi Kryeministri në takimin e Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas njoftoi sot masat e reja shtrënguese në Greqi. Festat e fundvitit do t’i gjejnë grekët të izoluar, ndërsa autoritet kanë zgjatur bllokimin deri më 7 janar.Shkollat, restorantet, sportet janë të mbyllura, përveç vendpushimeve të skive deri më 7 janar. Edhe në vendimin e ri, qarkullimi do të jetë i ndaluar gjatë natës. g.v/abcnews.al