Britania e Madhe ka blerë 40 milionë doza vaksine nga kompania Pfizer dhe BionTech ndërsa vaksinimi në masë pritet të nisë nga dita e nersërme. Në një lidhje me Skype nga Britania, mjeku Baki Ejupi tha se gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 18-vjeç nuk do të vaksinohen. Ai tha se për vaksinimin e grupmoshave të caktuara do të duhen distanca javore për shkak se vaksina kërkon kushte të caktuara të ruajtes, transportimit dhe administrimit.
“Në radhën e parë vijnë ata pacientë apo të moshuar që jetojnë nëpër shtëpitëe kujdesit dhe stafit që kujdeset për to për arsye se kanë qenë më të prekurit dhe ka patur më së shumti vdekje. Në kategorinë e dyrë vijnë të gjithë ata të moshës mbi 80-vjeçare dhe stafi mjekësor, më pas të moshës 75-vjeçare me sëmundje përcjellëse, të moshës 70-vjeçare e kështu me radhë përderisa plani është që të gjithë banorët e mbi moshës 50-vjeçare të vaksinohen si pjesë e kësaj fushate.”, u shpreh mjeku.
Ndërkaq, i pyetur nga gazetari Enkel Demi nëse do të ndikojë në këputjen e zinxhirit të infektimit, mjeku tha: “Vaksina nuk e revenon infektimin si të tillë mirëpo rezultatet kanë treguar se e bën rrjedhjen e sëmundjes më të lehtë dhe shumë pak persona nga ata që marrin vaksinën kanë rrjedhje të rëndë të sëmundjes.
Ka mundësi që bëhen asimptomatikë por shpresa është që kjo vaksinë të mundësojë dy gjëra: Zbritjen e numrit të personave që kërkojnë hospitalizim dhe numrin e atyre që kanë komplikime fatale apo të rënda.“, u shpreh mjeku. /abcnews.al