Kina po përgatitet të fillojë një fushatë të gjerë vaksinimi kundër koronavirusit.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se qeveritë provinciale në të gjithë vendin po bëjnë kërkesat për vaksinat eksperimentale të koronavirusit, të prodhuara në vend, megjithëse zyrtarët shëndetësorë ende nuk kanë thënë se sa të efektshme janë vaksinat dhe se si do të mund të shpërndahen tek të gjithë banorët e Kinës.
Associated Press ka deklaruar se më shumë se një milion punonjës kinezë të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar me vaksinën eksperimentale të autorizuar për përdorim emergjent, por nuk ka pasur prova për efekte të mundshme anësore./abcnews.al