Kjo është arsyeja pse gratë ankohen më shumë se burrat

schedule20:15 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 20:15 - 6 Dhjetor, 2020

Studimet thonë se gratë janë më të prirura për t’u ankuar se burrat. Edhe ky ndoshta nuk është akoma një mit urban.

Shkencëtarët konfirmojnë se gratë ankohen më shumë, veçanërisht në mëngjes dhe ekziston një arsye specifike pse e bëjnë atë.

Sipas një studimi të mëparshëm, gratë që nuk bënin gjumë të mjaftueshëm ishin më agresive dhe kishin më shumë nerva sesa burrat që flinin në të njëjtën kohë.

Studiuesit pretendojnë se gratë janë më të ndjeshme ndaj privimit të gjumit, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Kjo pasi atyre u duhet më shumë gjumë që sistemi i tyre hormonal të funksionojë si duhet.

Në të njëjtën kohë, studimi tregoi se gratë që nuk flenë mjaftueshëm për një kohë të gjatë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, depresion dhe sëmundje të tjera mendore, në krahasim me burrat. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!