VIDEO/ Berisha i pandalshëm, dygolëshi i tij eviton humbjen e Viking

schedule18:55 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 18:55 - 6 Dhjetor, 2020

Veton Berisha nuk ndalet në Norvegji. Sulmuesi dardan ka realizuar dy golat e radhës, duke u ngjitur në kuotën e 15 realizimeve në Eliteserien. 76′ dhe 89′ minutat e golave për 26-vjeçarin, që evituan humbjen e Viking, ekip ku luajnë edhe Zymer Bytyqi e Ylldren Ibrahimaj.

https://streamable.com/txyrnk

Viking po humbiste 2-0 në fushën e Sandefjord, por goleadori kryesor i skuadrës nordike nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit. Në fillim shkurtoi rezultatin me një diagonale të saktë me të majtën, teksa një minutë përpara fundit gjeti sërish rrugën e rrjetës.

https://streamable.com/0h5sk2

Lëvizje e bukur në zonën mike dhe tjetër diagonale e saktë, kësaj radhe me këmbën e djathtë. Topi në rrjetë dhe barazim 2-2 mes Sandefjord dhe Viking, me këta të fundit që mbeten në garë për një vend në Europa League, edhe pse shanset janë minimale. /abcnews.al