Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi jetën nga Covid, përcillet për në banesën e fundit Kasem Hysenbelliu

schedule10:43 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 10:43 - 6 Dhjetor, 2020

I jepet lamtumira e fundit Kasem Hysenbelliut, presidenti i televizionit Fax News. Hysenbelliu ndërroi jetë, pas infektimit me koronavirus. Ndarja e parakoshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen Hysenbelliu.

Të afërm, miq, kolegë, gazetarë, figura të politikës zhvilluan homazhe paraditen e sotme, ku shprehën ngushëllimet. Trupi i pajetë i Hysenbelliut u përcoll në banesën e fundit në Sharrë.

Kasem Hysenbelliu ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në një spital në Turqi. Prej javësh ai ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua ku nuk mundi të fitonte dot betejën.

Hysenbelliu ishte aksioner i televizionit Fax News. Më herët ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i Neës 24, Balkanweb dhe Gazeta shqiptare. Po ashtu, Kasem Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!