Koronavirusi, shuhet në Turqi pronari i Fax News, Kasem Hysenbelliu

schedule09:12 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 09:12 - 5 Dhjetor, 2020

Ka ndërruar jetë në Turqi aksioneri i Fax News, Kasem Hysenbelliu. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital atje për shkak të koronavirusit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’ia dalë.

Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu përmes një postimi në Facebook. “Zemërthyer nga ky lajm. Gjithmonë do të kujtoj me buzëqeshjen tënde. Prehu në paqe xhaxhi”, shkruan Fatmir Hysenbelliu.

I am heartbroken about this news! I will always remember you with your smile! R.I.P. uncle 💔 #kasemhysenbelli

Posted by Fatmir Oni Hysenbelliu on Friday, December 4, 2020

 

Hysenbelliu ishte aksioner i televizionit Fax News. Më herët ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanweb dhe Gazeta shqiptare. Po ashtu, Kasem Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport. /abcnews.al