Në orët e fundit, Turqia ka përshkallëzuar provokimet përpara Samitit vendimtar të BE, shkruajnë mediat greke. Ankaraja po flet për të drejtat sovrane në Kastelorizo dhe si duket nuk ka në plan të tërhiqet edhe me vendosjen e sanksioneve.
” Greqia, si fëmija i llastuar i Evropës, synon të provokojë vendosje sanksione të Bashkimit Evropian kundër Turqisë mbi bazën e akuzave [Greke] maksimaliste dhe të paligjshme për kufijtë detarë dhe hapësirën ajrore ” , shkroi Ministria e Jashtme Turke në një deklaratë disa ditë para samitit.
” Asnjë sanksion nuk do ta detyrojë kurrë Turqinë të heqë dorë nga të drejtat e saj sovrane në Kastelorizo ose hapësirën ajrore të 10 miljeve detare, ” theksonte Ankaraja në një deklaratë, duke shtuar se ” Greqia duhet të hyjë në një dialog të pakushtëzuar me Turqinë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Turqia njoftoi me një NAVTEX të ri të shtunën informonte ushtrime zjarri, për të hënën e ardhshme në një zonë në jug të Kretës.
Sipas direktivës detare 1509/20 të lëshuar nga Stacioni i Antalias, stërvitjet ushtarake do të zhvillohen në një zonë në juglindje të Kretës.
Kujtojmë që një NAVTEXu lëshua gjithashtu të premten, për ushtrime në zonën midis Rodosit dhe Kastellorizo. Lëvizja e Ankarasë vjen vetëm 24 orë para samitit të 10 nëntorit, ku çështja e “provokimit turk” do të ngrihet përsëri. s.b/abcnews.al/