Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Triumf në frymën e fundit, Juventusi ngjyros derbin bardhezi

schedule19:58 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 19:58 - 5 Dhjetor, 2020

Juventusi ia del të veshë bardhezi derbin e Torinos. Takimi ndaj Torinos përfundoi 2-1, me bardhezinjtë e Andrea Pirlos që siguruan tre pikë të rëndësishme në kampionat pas suksesit me përmbysje.

Goli i parë erdhi në minutën e nëntë dhe atë e gjeti Torino. Nicolas N’Koulou përfitoi nga një goditje këndi dhe mposhti polakun Wojciech Szczesny. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit granata, teksa kampionët në fuqi reaguan në fraksionin e dytë të takimit.

Golat dhe rastet e JUVENTUS-TORINO

VAR-i anuloi një gol të Cuadrados në minutën e 57-të. Juventusi nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 77-të, moment kur amerikani McKennie realizoi me kokë.

Goli i fitores erdhi një minutë përpara fundit. Kros i Cuadrados dhe gol me kokë i kapitenit Bonucci. Një triumf i rëndësishëm në derbi dhe bardhezinjtë ngjiten përkohësisht në vend të dytë me 20 pikë. /abcnews.al

Serie A, java e dhjetë
Juventus-Torino 1-1
(McKennie 77′, Bonucci 89′ / N’Koulou)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!