Pioli: Ju tregoj si e binda Ibrën! Milani si Leicester? Nuk ka sukses pa sakrifica

schedule17:41 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 17:41 - 5 Dhjetor, 2020

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, para ndeshjes me Sampdorian ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për sfidën e radhës, objektivin titull, si e bindi Zlatan Ibrahimovic të qëndrojnë dhe për talentin Jens Peter Hauge.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Sampdoria ka disa lojtarë shumë të mirë. Duhet të jemi në formë dhe taktikisht të saktë. Do të jetë diçka e bukur të takohem me Candreva dhe Ranieri. I kam miq përgjithmonë, për 90 minuta do të jemi kundërshtarë. Ranieri ishte një trajneri shumë i rëndësishëm për mua. Ai më dha ide të qarta kur lashë futbollin. E admiroj shumë”.

“Milani si Leicester? Kam brohoritur kur ai fitoi titullin në Premier League me Leichester, gjë që ishte e pabesueshme. Nuk them se ajo që bëri Leicester nuk mund të përsëritet, pasi ka ndodhur edhe me Hellas Verona e Sampdoria në Itali.

Unë vazhdoj ta them se jemi vetëm në fillim dhe duhet të vazhdojmë t’i marrin ndeshjet njëra pas tjetrës. Nuk mund të arrihet sukses pa sakrifica. Kërkoj nga lojtarët e mi që të jenë të vendosur dhe të sillen njëlloj në çdo ndeshje. Diçka pozitive te ne është se jemi të ekuilibruar. Nuk kemi fituar asgjë, kemi shumë për të bërë, por jemi të uritur dhe ambiciozë”.

“Bindja e Ibrës? Përpiqem të jem i drejtpërdrejtë me çdo lojtar. Kur ajo që thua buron nga zemra, ka më shumë shanse që njerëzit të dëgjojnë. I thashë Ibrës që, duket pasur parasysh atë që kishim nisur, nuk do të ishte e drejtë ta ndërpriste në atë moment. I thashë ta mendonte mirë, sepse unë, Paolo Maldini, Ricky Massara dhe Ivan Gazidis do të bënim gjithçka të ishte e mundur për ta bindur atë. Jemi të lumtur që ai është me ne”.

“Hauge? Jens ka forcë, cilësi, është i mirë në situatat një kundër një dhe është shumë inteligjent. Ai po e provon se është i rëndësishëm për skuadrën”, përfundoi trajneri i Milanit, Stefano Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!