Flana Cami është kalorësja më premtuese e klubit të hipizmit në “Equos Resort”. Kamponia 13-vjeçare tregon se e zbuloi pasionin për këtë lloj sporti kur ishte vetëm 7 vjeç. Ndërsa kanë kaluar 7 vite nga ajo kohë, Flana e gjen veten gjithmonë e më të lidhur dhe më të përkushtuar ndaj hipizmit. Për moderatorin Eni Shehu, 13-vjeçarja tregon se çfarë e lidh atë kaq shumë me këtë lloj sporti.
“Zbulova se kam talent në kalërim kur isha 7-vjeç dhe për pak bëj 7 vite, kam provuar shumë sporte të tjera por kur provova kalërimin ndjeva një lidhje shpirtërore me kalin. Ndoshta ngaqë kali është një krijesë e gjallë dhe topi është diçka pa shpirt dhe jam gjendur më e përshtatshme për këtë sport.”, shprehet Flana.
Ajo tregon se kalërimi i ka mësuar shumë gjëra për jetën, por ajo që është më e rëndësishmja sipas saj është durimi. Sportet me kuaj kanë ngjallur një interes të madh dhe në Shqipëri. Ata që jetojnë në Tiranë kanë fatin të kenë një nga akademitë më profesioniste të hipizmit në “Euqos Resort “.
“Sporti i hipizmit fillon që në moshën 8 vjeç e sipër për t’u trajnuar rregullisht, Programet janë të përcaktuara dhe ndara sipas prirjeve. Kryesisht janë moshat e reja sidomos nga mosha 10 deri në 18 të regjistruar çdo javë dhe muaj. Këto vitet e fundit po shihet çdo ditë dhe më tepër sa vjen dhe shtohet interesi. E kanë kuptuar që është një sport që tashmë duhet ushtruar dhe të merren me të.”, thotë profesor Gazmend Brahimi. /abcnews.al