“O do vish me mua, o s’ka”, këngëtarja tregon eksperiencën e frikshme me fansin e armatosur

schedule12:48 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 12:48 - 5 Dhjetor, 2020

Këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer së fundmi një situatë të pazakontë me të cilën është përballur gjatë një koncerti. Këngëtarja u shpreh se një fans i dehur kishte shkuar me armë në dorë në një koncert që po mbante në Suedi dhe sipas saj, u desh ndërhyja e sigurimit për ta lënë të qetë.

“Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me dy këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete.”, tha këngëtarja në “Glamour Zone”.

“Më tha: ‘O do vish me mua o s’ka…’ Ishte problem, sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por më pas e kanë marrë, dhe ka ngrënë një drru të mirë.”, shtoi më tej Rovena. /abcnews.al