Victor Valdes pas karrierës si futbollist ka vendosur të ndjekë rrugën e trajnimit. Ai e nisi në ekipet e moshave të Barçës, por më pas u shkarkua për shkak se nuk ndoqi udhëzimet e klubit, që urdhëronte të gjithë trajnerët për të përdorur skemën 4-3-3 dhe për tu përqendruar te loja e bukur dhe pasimet e shpejta.
Ai tashmë ka marrë në drejtim një tjetër skuadër katalanase. Horta është destinacioni i radhës për 38-vjeçarin. Me ardhjen e tij në klubin e Tercera Division, Valdes vendosi të bëjë spastrim të lojtarëve jashtë planeve, teksa duket se mënyra që ia ka kërkuar nuk ka qenë e duhura.
Sergi Moreno, ish-lojtar i Horta, ka folur së fundmi për mënyrën sesi trajneri e largoi nga klubi. “Ishim në palestër dhe Valdes hyri dhe na tha se nuk ishim në planet e tij dhe se ne nuk ishim ajo për çfarë ai po kërkonte. Na tha të merrnim gjërat tona dhe të largoheshim.
Na tha se nuk do të stërviteshim as atë ditë sepse ai donte të nënshkruante me lojtarë të tjerë. Ai ka mungesë përulësie dhe është egocentrik. Mendon se po luan FIFA dhe ne lojtarët jemi karta.
Por ne jemi njerëz dhe me atë mënyrë që ai u soll u ndjeva si copë m**i. Unë jetoj me këtë punë dhe tani nuk e di si do të paguaj gjithë detyrimet e mia dhe të familjes”, u shpreh Moreno. /abcnews.al