Erdhi me bujë te Kukësi, menaxheri: Dikush nuk do ta shikoje…

schedule10:14 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 10:14 - 5 Dhjetor, 2020

Entonjo Elezaj la Italinë për të provuar një eksperiencë të re në Superiore, ku iu bashkua skuadrës së Kukësit. Portieri që ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave debutoi në Europa League, kundër Wolfsburg.

Ai aktivizim la të kuptohej se portieri do të ishte titullar edhe në kampionat, por nuk ka ndodhur kështu. Në pesë javët e para ai ka qenë katër herë i grumbulluar dhe i ka ndjekur ndeshjet nga stoli.

Kjo situatë nuk është përjetuar mirë nga Elezaj, sikurse edhe nga menaxheri Serxhio Mezi, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe përcjell një mesazh të qartë.

“Entonjo Elezaj është aty! Dikush nuk e shikon, apo ndoshta nuk ka dëshirë ta shikojë. Një gjë është e sigurt, Elezaj është gati në çdo moment për të bërë më të mirën për ekipin e Kukësit.

Kurajo kampion, shumë lojtarë kanë debutuar në Superiore dhe kur janë transferuar në Europë, kanë qarë ikjen”, shkruan Mezi, i cili këto fjalë i ka shoqëruar edhe me një video nga debutimi i Elezajt kundër Wolfsburg. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!