Kryeministri anglez Boris Johnson, ka dhënë një deklaratë ku shprehet se Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë masat për të larguar nga qarkullimi të gjitha makinat që konsumojnë naftën/benzinën, duke i konvertuar ato në makina me konsum elektrik.
Ky projekt ka si qëllim të nxisë edhe udhëheqësit e tjerë botërorë për tu bërë pjesë e Samitit të Ambicies së Klimës për të paraqitur planet e tyre mbi uljen e emetimeve deri në zero neto.
Lexo edhe: Johnson komunikon masat e reja anti-Covid: Nga karantina shpëtojmë në prill
Qëllim i këtij projekti është të arrijë emetimet zero neto deri në vitin 2050 , çka do të thotë se vendet e tjera bashkëpunuese duhet të mbajnë ngrohjen globale nën 1.5 gradë celsius.
Z.Johnson, muajin e kaluar paraqiti një plan për uljen e emetimeve ku përfshinte: Heqjen e makinave me konsum nafte dhe benzinë, përdorimin e teknologjisë së hidrogjenit, rritjen e ngrohjes së ulët të karbonit në shtëpi si dhe rritjen e erës në det të hapur. /abcnews.al