Ndahet nga jeta Marko Bello, Basha: Do të kujtohet si një politikan i principtë dhe i moderuar

schedule10:03 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 10:03 - 4 Dhjetor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Marko Bello. Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit

Postimi

“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur. Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste humbi betejën me Covid-19 në moshën 59-vjeçare. Bello ndohej në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtimin e nevojshëm. s.b/abcnews.al/