Një qiri që mban aromën e Drake do të dalë në shitje

schedule19:16 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 19:16 - 3 Dhjetor, 2020

Drake do të lançojë linjën e tij zyrtare të qirinjve aromatikë. Better World Fragrance House përfshin pesë aroma të ndryshme, njëra prej të cilave mban aromën e reperit.  Carby Musk është një “aromë e butë e miskut” që “në të vërtetë mban erë si Drake”.

Sipas Revolve, kompania me të cilin ka bashkëpunuar reperi, katër prej tyre kanë një çmim prej 48 dollarësh, ndërsa ai që mban erë si vetë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, kushton 80 dollarë.

Katër aromat e tjera të qirinjve quhen Sweeter Tings, Williamsburg Sleepover, Good Thoughts dhe Muskoka. Qirinjtë do të jenë në dispozicion gjatë sezonit të festave, megjithëse ata aktualisht janë “shitur” tani. /abcnews.al

Parfumeri: Drake u bashkua me parfumierin Michael Carby, i cili zbuloi në faqen e tij Revolve se qirinjtë do të jenë në dispozicion gjatë sezonit të festave, megjithëse qirinjtë aktualisht janë "shitur" tani