Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë ku parashikohet kriminalizimi i shpifjes duke përfshirë edhe postimet në rrjetet sociale. Rama thotë se nuk ka asnjë shans të ndalohen memet me ligj, ndërsa ironizon autorët e tyre.
“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!“, shkruan Rama.
Ministria sugjeron që të dënohen me gjobë nga 50 000 deri në 1.5 milion lekë të atyre që shpërndajnë shpifje për të tjerët. Ndryshimet sapo janë hartuar dhe janë në fazë konsultimi me grupet e interesit./mv.abcnews.al