Ana tjetër e Maradonës, Ronaldo: Ishte unik, do e ruaj gjithmonë dhuratën speciale

schedule17:59 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 17:59 - 3 Dhjetor, 2020

Shumëkush i cilëson si dy futbollistët më të mirë të historisë së futbollit. Talenti i tyre mrekulloi miliona tifozë të lojës më të bukur me top dhe janë ikona të këtij sporti. Flasim për Diego Maradonën dhe Ronaldo fenomenin, dy yjet e futbollit.

Braziliani, i cili mban postin e presidentit të Valladolid, është ndalur te legjenda argjentinase në konferencën e fundit për shtypin. Me “El Diez” kishte një raport fantastik dhe vdekja e tij e ka trishtuar shumë, teksa Ronaldo zbulon edhe një prapaskenë interesante rreth një darke që pati me Maradonën.

Ndjej një trishtim të madh për vdekjen e Maradonës. Diego ishte një person spektakolar, i lumtur dhe plot alegri. Çdokush e drejton si të dojë jetën private, kështu që nuk duhet të gjykohet kurrë për këtë aspekt. Një ditë e lamë për të darkuar dhe Diego erdhi me dy ora.

E pyeta se pse mban dy në duar dhe jo një. Ai më tha se ia kishte dhuruar vajza e tij të dyja, kështu që nuk kishte shanse t’i hiqte kurrë. Kur mbaruam darkën, ai ma dhuroi njërën prej tyre, por nuk e pranova, nuk mund ta pranoja… Diego u zemërua dhe atëherë m’u desh ta pranoja dhuratën e tij.

Do ta ruaj atë orë gjatë gjithë jetës time si një kujtim i zemërgjerësisë dhe mirësisë së tij. Para tre muajsh fola me të në lidhje me një futbollist të ekipit të tij te Gimnasia La Plata. Ishte një mesfushor për të cilin më fliste gjithmonë fjalë të mira.

Më pyeste se si shkonin gjërat te Valladolid dhe më thoshte se ishte gjithmonë i gatshëm të më ndihmonte për çdo gjë. Mendoj se ai mbetet shembulli më i mirë në lidhje me përpjekjen për të ndryshuar për mirë jetët e njerëzve“, përfundon Ronaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!