Drita, pas triumfit në derbin me Gjilanin, ka fituar edhe kundër Llapit ndeshjen e prapambetur të javës së parë, që ishte shtyrë pas angazhimit të kampiones së Kosovës në kupat e Europës.
Në takimin e sotëm kundër Llapit mjaftoi një gol i kapitenit Ardian Limani, i cili shënoi në minutën e 17-të me një goditje nga brenda zonës. Ekipi nga Podujeva u mundua shumë që të shmangte humbjen.
https://twitter.com/i/status/1334472099411369985
Rastet nuk i munguan, por portieri Rexhepi deri në fund e mbajti portën të paprekur. Llapi pati edhe kontestime për gjykimin, si dhe për vonesat e lojës në minutat e fundit. Pavarësisht të gjithave Drita mori pikët e plota dhe renditet pas Ballkanit, që mban kreun dhe ka dy pikë më shumë. /abcnews.al


