Testohet ambulanca elektrike, më e shpejtë se një helikopter

schedule10:42 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 10:42 - 3 Dhjetor, 2020

Avionët do të transportojnë pacientët në spital në mënyrë autonome. Kjo është ideja më e re që i qendron Vertiia nga AMSL Aero dhe Universiteti i Sidneit, një avion-ambulancë i krijuar që të sigurojë ndihmë më të shpejtë në raste urgjente.

Avioni arrin një shpejtësi prej 300 km ne orë, dhe kjo e bën më të shpejtë se një helikopter normal. Më së shumti, ai është konceptuar për rajonet rurale të Austrialisë, duke qenë se largësia e bën të vështirë në mjaft raste transportimin në kohë të pacientëve.

Mendohet se dërgimi në spital do të jetë më i shpejtë dhe kapaciteti do të jetë për 4 persona. Ndërkohë, zaktualisht ajo po testohet në Aeroportin Narromine në New South Wales. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!