U hapet vend të sëmurëve me Covid-19, pavijoni i Patologjisë në Fier ndahet në dy pjesë

schedule10:39 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 10:39 - 3 Dhjetor, 2020

Pavijoni i Patologjisë në spitalin e Fierit është ndarë në dy pjesë, prej dy ditësh tashmë.

Siç raporton gazetarja e ABC Valbona Davidhi, edhe pse nuk ishte pranuar asnjëherë, që prej dy javësh në këtë spital kanë marrë shërbim spitalor për më shumë se 24 orë persona me koronavirus.

Mësohet se në njërën anë të repartit janë duke u trajtuar pacientët me Covid-19, ndërsa në anën tjetër janë pacientët e patologjisë. Sa i përket pjesës Covid, aty po marrin kujdes shëndetësor shtatë pacientë.

Ndërkohë, drejtoria e spitalit nuk ka konfirmuar dhe as mohuar nëse spitali po kthehet në shërbim të pacientëve me koronavirus, apo jo. s.b/abcnews.al/