Gjuzi: Po shkelim aktin normativ! Jemi 120 deputetë në sallë! Ruçi: Nuk do rrimë gjatë

schedule10:15 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 10:15 - 1 Dhjetor, 2020

Deputeti Kujtim Gjuzi ka dalë kundër vendimit të Kuvendit për të thirrur sot seancë plenare. Ai tha se në këtë formë nuk zbatohet akti normativ për grumbullimin mbi 10 persona. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi zbuloi edhe përgjigjen e Komitetit të Ekspertëve.

Kujtim Gjuzi: Nuk keni zbatuar aktin normativ. Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, ne jemi 120. Ju sjell në vëmendje se këtu kam një kasetë të drejtorit të spitalit, që iu kërkon mjekëve t’i cojnë pacientët. Do ia vë ministres sot në dispozicion këtë kasetë.

Gramoz Ruçi: Në përgjigje thuhet se në aktin e nxjerrë nuk është përfshirë Kuvendi. Ai duhet të vazhdojë punën me tre kërkesa, distanca, maska dhe të ulin kohën e qëndrimit në sallë në kohën e seancave plenare. Jemi konform brenda rregullave të komitetit të ekspertëve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!