Proptishti në Pogradec, 30 vite pa ujë, banorët: Marrin votat dhe na gënjejnë

schedule20:29 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 20:29 - 2 Dhjetor, 2020

Në  Proptisht të Pogradecit nuk ka ujë. Fshati me 130 familje, prej 3 dekadash jeton si në mesjetë.

“Nje orë në mëngjes, një orë në darkë, kështu kemi 30 vite”, thotë banori. “Ne tërë kohën pa ujë, merr andej merr këtej çfarë të bëjmë”, thotë një tjetër.

Banoret janë zemërthyer e të zhgënjyer nga të zgjedhurit. “Nuk i kanë çuar një çezmë fshatarit te shtëpia që të lajë kokën dhe vijnë e i kërkojnë votat, na jep votat o koke palarë”, shprehet banori.

Të pashpresë për jetën në këtë fshat, që nga më të rinjtë, por edhe familjaret, sytë i kanë te emigrimi jashtë vendit.

“Në qoftë se këtë radhë kjo rini nuk i vë gishtin kokës të votojë një forcë tjetër është kot”, thotë banori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!