VIDEO/ Norvegjia flet shqip, Berisha-Bytyqi “gatuajnë” perlën e radhës

schedule18:41 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 18:41 - 2 Dhjetor, 2020

Lojtarët shqiptarë vazhdojnë të shënojnë gola te Viking. Pjesë e skuadrës norvegjeze janë: Veton Berisha, Zymer Bytyqi dhe Ylldren Ibrahimaj, të cilët janë edhe tre golashënuesit më të mirë të skuadrës nordike.

I pari është pjesë e kombëtares së Norvegjisë, me të cilët numëron 5 gola dhe një gol, teksa dy dardanët e tjerë debutuan me Kosovën në miqësoren ndaj Suedisë. Viking po luan në shtëpi ndaj Brann dhe Berisha ka zhbllokuar takimin në minutën e 17-të.

Asist i Zymer Bytyqit dhe finalizim i bukur i Berishës. Goli i 13-të në kampionat për sulmuesin 26-vjeçar, i cili është golashënuesi më i mirë i Viking, ekip që po kalon një formë shumë të mirë, kjo edhe falë golave dhe asisteve të tre futbollistëve shqiptarë. /abcnews.al