Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së

schedule12:40 - 11 Korrik, 2018

schedule 12:40 - 11 Korrik, 2018

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shqetësimet e opozitës shqiptare i paraqiti në  Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, e cila u mbajt në parlamentin gjerman. Nëse OSBE vëzhgon zgjedhjet dhe bën rekomandime, kryetari i Partisë Republikane u shpreh se është e domosdoshme që të ndjekë dhe zbatimin e tyre, veçanërisht për blerjen e votës, ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje dhe kapjen e shtetit.

Garantimi i të drejtave të qyetatrëve sigurohet nga një gjyqësor i paravur, por sipas Mediut, Shqipëria është rast unik në Europë,  ku mungon Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë është bllokuar, ndërkohë që me zbatimin e reformës në drejtësi mund të shkojnë drejt mosfunksionimit edhe gjykata të tjera në vend. Kryetari i Partisë Republikane, Mediu, ngriti pikëpyetjen se si mund të luftohet korrupsioni në kushtet kur mungesa e pushtetit gjyqësor i jep autoritet vetëm qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!