Mesa duket pandemia nuk ka ndikuar te shitja e makinave në Kinë.
Shitjet e kompanisë “Hongqi” janë dyfishuar në 11 muajt e parë të vitit me 178.100 njësi.
Vetëm në nëntor, prodhuesi i automjeteve shiti 25.000 makina Hongqi, duke regjistruar një rritje 100% nga viti në vit, që tregon rritjen e kërkesës për automjete, bën të ditur “Xinhua”.
Marka e Sedan Hongqi, që do të thotë “flamuri i kuq”, një ikonë në Kinë, u themelua në vitin 1958 dhe u përdor si një automjet paradë gjatë festimeve kombëtare. Në vitet e fundit, “FAË Group” ka përshpejtuar zgjerimin e portofolit të tij të produkteve.
Ndërkohë, Hongqi E-HS9 SUV i ri, i cili synon tregun e automobilave të nivelit të lartë, pritet të hyjë në treg këtë muaj. l.k/abcnews.al