Këngëtarja e njohur ndahet nga i dashuri, fshin të gjitha postimet nga Instagrami

schedule10:36 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 10:36 - 2 Dhjetor, 2020

Këngëtarja 33-vjeçare, Emeli Sande, ka vetëm pak muaj që e ka bërë publike lidhjen e saj romantike me reperin, Jonathan Kabamba, por siç duket gjithccka ka mbaruar shumë shpejt.

Pasi dyshja ka vendosur të ndahet dhe i ka fshirë të gjitha postimet e njëri-tjetrit në Instagram.

Një burim i afërt i këngëtares citohet të ketë thënë për gazetën “The Sun”: “Emeli dhe Jonathan janë ndarë gjatë këtyre javëve të fundit, pasi nuk kanë mundur ta bëjnë lidhjen të funksionojë. Nuk ka hidhërime mes tyre, por sigurisht në një vit kaq të vështirë, ka qenë sfiduese për ta që ta mbanin gjallë romancën. Emeli është fokusuar në muzikë dhe gjatë muajve të fundit ka provuar t’i realizojë sa më shumë këngë që është e mundur. Nuk ka dyshim fare se të gjitha ndjenjat dhe emocionet e saj, i ka reflektuar edhe në këngët që i ka shkruar”.

Kujtojmë që Sande e bëri publike lidhjen e saj me Jonathan Kabamban, në muajin korrik përmes një postimi në Instagram, por çifti tashmë kishte disa muaj që ishin bashkë. l.k/abcnews.al