Vrasja e 27 vjeçarit në Vlorë shoqërohen disa persona, banorët: Dëgjuam të shtëna

schedule10:16 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 10:16 - 2 Dhjetor, 2020

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vlorë ku është ekzekutuar me armë zjarri një 27 vjeçar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se deri më tani policia ka shoqëruar disa persona të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen dhe detaje të reja për të.

Ndërkohë për ABC banorët janë shprehur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta ku kanë dëgjuar tre të shtëna.

Ndër të tjera ato shprehen se i riu Beniamin Bezhani vinte nga një familje shumë e mirë dhe punëtore.

LEXO EDHE: 27 vjeçari i ekzekutuar në Vlorë ka qenë në burg në Belgjikë, policia kthehet në vendngjarje

Janë një familje që gjithmonë janë marrë vetëm me punë, ishin një familje shembull në Dukat. Nuk di asgjë se si mund të ketë ndodhur një ngjarje e tillë”, është shprehur një banore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dukat, në momentin që 27 vjeçari po kthehej për në banesë, ndërkohë autorët po e prisnin në pritë duke e ekzekutuar me breshëri.

LEXO EDHE: Çoi të fejuarën dhe po kthehej, si i zunë pritë dhe u vra me 8 plumba vlonjati i dënuar në Itali për drogë

Policia mëngjesin e kësaj të mërkure është rikthyer në vendin e ngjarjes dhe po punon për mbledhjen e gjurmëve dhe detajeve të mundshme që mund ti dërgojnë në identifikimin e autorit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!