27 vjeçari i ekzekutuar në Vlorë ka qenë në burg në Belgjikë, policia kthehet në vendngjarje

schedule09:42 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 09:42 - 2 Dhjetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Vlorë ku një 27 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri.

Dyshimet e para për vrasjen e të riut kanë të bëjnë me të kaluarën e tij, ku siç raporton gazetari Elton Nika për ABC, viktima Beniamin Bezhani ka qenë i dënuar me burg në Belgjikë.

Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se 27 vjeçari dyshohet se është vrarë rreth 1 orë e gjysmë para se policia të merrte njoftimin për vrasjen e tij. Atentati ndaj tij sipas informacione është kryer  në orën 19:30.

LEXO EDHE: Çoi të fejuarën dhe po kthehej, si i zunë pritë dhe u vra me 8 plumba vlonjati i dënuar në Itali për drogë

Ndërkohë uniformat blu janë rikthyer mëngjesin e kësaj të mërkure në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e gjurmëve dhe detajeve të mundshme që mund ti dërgojnë në identifikimin e autorit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dukat, në momentin që 27-vjeçari ishte duke u kthyer pasi kishte dërguar të fejuarën në shtëpi dhe në momentin që ka hyrë në rrugicën që e drejton për në fshatin e tij, autorët po e prisnin në pritë duke e ekzekutuar me breshëri. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!