Një tjetër personazh i njohur ka zbuluar se është prekur nga koronavirusi. Këngëtarja e mirënjohur Jeta Faqolli ka rrëfyer së fundmi eksperiencën e saj me Covid-19, ku përmes një postimi në Instastory ka treguar se nuk e ka kaluar lehtë.
“Ky dreq virusi më la shtrirë ditë në shtrat, këputje trupi, djegie mushkërie, dhimbje koke të tmerrshme! E kalova vetëm me paracetamol, çajra me mjaltë dhe mbi dyshek me ngrohje. Sot i thashë ik pirdhu se do të vazhdoj jetën normal. Pa panik“, ka shkruar artistja. /abcnews.al