“Zero shanse për aleancë me Edi Ramën”. Kështu ka deklaruar kryedemokrati Lulzim Basha në studion e “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo përballë Esiona Konomit dhe Fatos Hakores. Basha deklaroi se nuk do ketë aleancë me Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit edhe sikur opozita të dalë e humbur, gjë të cilën refuzoi ta merrte në konsideratë. Sipas kreut të PD, kreu i qeverisë Edi Rama e ka vulosur humbjen e tij në zgjedhje.
“Është zero e mundur sepse Edi Ramën më 25 prill drejtësia dhe jo koalicioni me Partinë Demokratike. Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj Partisë Socialiste. Kjo është e vërtetë dhe mjafton të shihni shifrat e vitit 2017. Me gjithë manipulimin dhe vjedhjen që konstatoi Bildi ai mezi arriti të merrte 48% të votave.
Mos të kishin qenë punët kështu. PD dhe aleatët do t’i fitojnë zgjedhje bindshëm. Zero shans aleancë me Edi Ramën. Në gjendjen ku është vendi dhe me të gjitha matjet e opinionit publik nuk ka asnjë shans që Edi Rama të mos pësojë një disfatë të thellë. Sfida jonë është që plagët e tërmetit dhe pandemisë t’i mbyllim në sa më pak kohë”, u shpreh Basha.
Partitë e reja opozitare të cilat kanë rrjedhur nga e djathta, Basha i quajti të fabrikuara nga Edi Rama, ndërsa shtoi se tashmë kësaj liste do t’i shtohet edhe një tjetër parti nga Erion Veliaj.
“Që ta na hapet dera e Europës duhet një qeveri që të vërë të parin interesin e qytetarëve. Edi Rama është më i vetmuar se kurrë. Do të keni mundësinë të flisni për çështjen e organizimit. Opozita nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe e bashkuar në 30 vite. Erion Veliaj do shpallë partinë e 5 së shpejti. Nuk ka parti opozitare, ka parti të krijuara nga Edi Rama. PD ka qenë e hapur për secilin prej atyre që duan të kontribuojnë për largimin e Edi Ramës. Sot opozita është më e madhe dhe më e bashkuar në 30 vite”, deklaroi Basha.
Kreu i PD nuk dha një përgjigje të qartë për ekipin e tij në zgjedhjet e 25 prillit, duke deklaruar se për çështjet organizative mund të shprehet sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
“Ata që janë në detyrë derisa të ketë një grup tjetër parlamentar. Prej 25 qershorit janë në terren për të përmbushur detyrat për betejën elektorale që po vjen. Është ky shqetësimi i Edi Ramës. Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi popullor. Opozita është e bashkuar dhe më 25 prill shqiptarët presin të votojnë. Rama pa asnjë arritje kërkon të marrë edhe 4 vite të tjerë. Po na mbyll derën e Europës me shpresë për të kapur pushtetin në mënyrë të paligjshme”, u shpreh ai./mv.abcnews.al