Përmbytje në Japoni, 141 të vdekur dhe mbi 2 milionë të evakuuar

schedule13:40 - 10 Korrik, 2018

schedule 13:40 - 10 Korrik, 2018

Vijon të përkeqësohet bilanci i viktimave për shkak të përmbytjeve në Japoni. 141 persona kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet e kërkimet për dhjetra të zhdukur.

Të paktën 141 persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga rreshjet e dendura të shiut në Japoninë perëndimore. Bilanci tepër tragjik është konfirmuar nga qeveria. Ky është numri më i madh i viktimave të shkaktuara nga reshjet që Japonia ka parë në më shumë se tre dekada.

Ekipet e shpëtimit tani po gërmojnë nëpër baltë dhe rrënoja në një garë për të gjetur të mbijetuarit, pasi dhjetra persona janë ende të zhdukur. Mbi dy milionë njerëz janë evakuuar nga rajoni, pasi lumenjtë dolën nga shtrati i tyre. Autoritetet kanë hapur godinat e shkollave për të zhvendosurit. Ka shumë rrezik nga rrëshqitjet e dheut, me banesa të shumta që janë gati të shemben.

Kam kërkuar nga familja ime që të përgatitet për më të keqen”, thotë një banor, i cili nuk ka asnjë lajm për dy djemtë e tij.

Ndërkohë, kryeministri Shinzo Abe ka anuluar një udhëtim zyrtar për t’u marrë me përballimin e krizës së përmbytjeve. Më shumë se 70 mijë punëtorë të shpëtimit, përfshirë shërbimin e zjarrfikësve dhe ushtrinë, janë përfshirë në përpjekje për të gjetur të mbijetuar. Parlajmërimet për përmbytje të tjera janë akoma në fuqi për disa nga zonat më të prekura në Japoni. Megjithatë, meteorologët parashikojnë mot më të mirë në ditët në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!