Vaksina për Covid-19, e zhvilluar nga Moderna u dizajnua për dy ditë

schedule15:53 - 30 Nëntor, 2020

schedule 15:53 - 30 Nëntor, 2020

Moderna e ka zhvilluar vaksinën e saj kandidate për luftimin e koronavirusit në vetëm dy dytë, sipas CNN.

Më 11 janar, autoritetet kineze ndanë sekuencën gjenetike të koronavirusit të ri, sipas asaj që thuhet në uebsajtin e Moderna-s.

Dy ditë më vonë, më 13 janar, ekipi kërkues i sëmundjeve infektive të Instituteve Kombëtare të Shëndetit dhe Moderna përfundoi sekuencën për mRNA-1273, emri zyrtar i vaksinës Covid-19 të kompanisë.

Kompania pastaj vazhdoi të formulonte një seri klinike, sipas një zëdhënësi të kompanisë. Moderna njoftoi se synon të aplikojë sot në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e vaksinës së saj për Covid-19.

Kompania do t’i kërkojë FDA të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e Covid-19 dhe 100% efektive në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!