Atalanta luan nesër një ndeshje të rëndësishme për fatet e saj në Champions League dhe përballë është Midtjylland. Para kësaj ndeshje në konferencën e sotme për shtyp ka folur ylli i bergamaskëve dhe kombëtares sonë, Berat Gjimshiti.
Në fjalën e tij mbrojtësi flet për ndeshjen e nesërme, humbjen e ndeshjes së fundit ndaj Veronës dhe nivelin e lartë të treguar nga ai.
MIDTJYLLAND – “Do të përpiqemi të ecim përpara dhe ta përballojmë sfidën sa më mirë. Kemi humbur dy pikë nga dy nga gabime tonat ndaj Hellas Verona, por do përpiqemi ta përballojmë këtë sfidë sa më mirë”.
PARAQITJET E MIRA – “Nuk jam tip që lexoj shumë ç’shkruhet në gazeta, por sigurisht jam rritur shumë. Në janar mbush pesë vite në Itali, është një kampionat që gjithashtu të bën të rritesh mendërisht.
Tani është viti i tretë që jam këtu me trajnerin (Gasperini), mendoj se jam rritur. Ka cilësi në këtë ekip, kjo të ndihmon të rritesh”.
SKUADËR FITUESE – “Kemi dëshirën e duhur dhe mendoj se të gjithë shokët e skuadrës mendojnë kështu.”
MBROJTJA – “Kohët e fundit kemi pësuar më pak gola, jemi më solidë prapa. Kemi punuar për të arritur këtë kompaktësi në mbrojtje, është forca jonë. Në ndeshjet e fundit kemi arritur të luajmë më mirë, me Hellas kemi bërë gabime të shmangshme, por ne gjithmonë mund të rritemi”.
HUMBJA ME VERONËN – “Siç tha Papu (Gomez), ne duhet të ecim vazhdojmë përpara. E dimë se rezultatet që kemi bërë kohët e fundit kanë ardhur për shkak të dëshirës që kemi. Jemi të zemëruar pas ndeshjes të së shtunës, por duam të vazhdojmë më tej”, përfundoi një nga liderët e kombëtares sonë. /abcnews.al