Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dashuria e solli në Shqipëri, meksikania rrëfen historinë e dashurisë me Rezartin

schedule09:16 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:16 - 30 Nëntor, 2020

Juliet është nga Meksika dhe prej dy vitesh jeton në qytetin e Durrësit. Dashuria për Rezartin e solli atë në Shqipëri, me të cilin u njoh gjatë një udhëtimi në Kubë. Ata u martuan brenda dy muajsh, dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Është vërtet një histori shumë funny dhe e çmendur. Unë udhëtojë shumë krejt e vetme kur isha 17-vjeç dhe tani jam 26. Atëherë isha afër 23 vjeç kur udhëtova e vetme drejt Kubës. Shkova në një kafe të famshme dhe u ula, pak më vonë dikush ulet afër meje, e pyes si je dhe nga vjen, më tha që ishte nga Shqipëria.”, thotë Juliet.

Juliet tregon se pikënisja e dashurisë së tyre ishte takimi në një kafe, ku dhe më pas do të kalonin së bashku pushimet.

Po sigurisht, sepse mua më pëlqen të bëj miq të rinj, se kur udhëton vetëm patjetër duhet të bësh miq atje. Është si rregull i pashkruar. Pra ai tha nga Shqipëria por nuk e dija se nga binte. Mendova se më tha nga Alemania në Gjermani sepse tingëllonte njësoj. Çdo herë tjetër që jemi takuar në vijim më sillte nga një CD të re. Dhe pastaj filluam të flisnim, të pinim, festonim dhe pushimet i kaluam së bashku.”, vijoi më tej Juliet.

Ajo tregon se e ka përjetuar keq shpërnguljen në Shqipëri pasi la pas gjithë jetën dhe familjen e saj. “Kur erdha këtu rashë pak në depresion, sepse lashë gjithçka pas, u martova brenda dy muajve, mbarova shkollën dhe erdha këtu. Ishte gjithçka shumë e shpejtë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!