Ditën e sotme u trajtua në “Abc-ja e mëngjesit” tema e martesave të shqiptarëve me të huajt. Të ftuar në studio ishin ish-missi Egla Harxhi dhe sociologu Zyhdi Dervishi. Ky i fundit tha se martesat e përziera janë një pasuri për njerëzimin, pasi është vërtetuar shkencërisht se lindin fëmijë me kapaciteteve më të larta intelektuale.
“Është një dukuri që është masivizuar shumë. Shkalla dhe përqindja e martesave me përkatësi të ndryshme etnike, racore dhe kulturore është rritur shumë. Këto janë martesa të cilat hasin më shumë pengesa sepse janë aureola e paragjykimeve që i rrethojnë familjet.
Nga martesat e përziera, njerëzimi ka fituar më shumë dijeni, është provuar me shkencë sesa më të ndryshëm të jenë bashkëshortët, probabiliteti është më i lartë që të lindin gjeni. Gjenetikisht martesat e përziera janë një pasuri për njerëzimin sepse lindin fëmijë dhe pasardhës me kapacitet më të lartë intelektual, artistik dhe shkencor.“, u shpreh ai. /abcnews.al

