30 punonjës afgan të sigurisë janë vrarë nga një sulm kamikaz në provincën e Gaznit

schedule08:45 - 30 Nëntor, 2020

schedule 08:45 - 30 Nëntor, 2020

30 punonjës afganë të sigurisë u vranë si pasojë e një sulmi kamikaz me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën Gazni të Afganistanit.

Të paktën 24 persona të tjerë janë plagosur në shpërthimin e ditës së djelë, i cili ka ndodhur në hyrje të një bazë ushtarake. Një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme afgane ka konfirmuar sulmin me makinë-bombë, por nuk ka dhënë informacione për viktima.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Provinca Gazni është pjesërisht nën kontrollin e talibanëve.

Në gusht të vitit 2018, militantët talibanë kanë kryer një ofensivë të ashpër kundër qytetit Gazni, duke lënë të vdekur qindra ushtarë, militantë dhe civilë.

Po ditën e sotme është raportuar për një tjetër sulm kamikaz me makinë-bombë në jug të Afganistanit, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke plagosur 12 të tjerë.

Shefi i Gaznit Attajan Haqbayat, makina e të cilit ka qenë në vendin e ngjarjes, ka arritur t’i mbijetojë sulmit duke pësuar vetëm disa plagë të lehta./abcnews.al