PSG, Tuchel: Nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm dy lojtarë luajtën futboll

schedule17:43 - 29 Nëntor, 2020

schedule 17:43 - 29 Nëntor, 2020

PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë Bordeaux mbrëmjen e kaluar. Kampionët e Francës nuk ia dolën të marrin tre pikët në shtëpi, duke regjistruar takimin e dytë radhazi pa fitore në Ligue 1.

Thomas Tuchel, i cili nuk i ka të sigurta pozitat në pankinë, shfaqet i pakënaqur dhe nuk i kursen kritikatr për skuadrën e tij. Notë pozitive për Verrattin dhe Rafinha, ndërsa të tjerët “mbesin në klasë”.

Në pjesën e parë luajtëm sipas planit që kishim përgatitur, por kryem shumë gabime në pasin e fundit dhe harruam të mbyllnim ndeshjen. Në pjesën e dytë na mungoi gjithçka, vuajtëm dhe nuk ishim aspak të rregullt në fushë.

Nuk arrij ta shpjegoj se çfarë ndodhi, nuk mund të luajmë kështu. Jam shumë i zhgënjyer. I mbroj gjithmonë lojtarët e mi, por nuk mund t’i mbroj pas kësaj ndeshje që luajtën. Vetëm Verratti dhe Rafinha luajtën një ndeshje të mirë“, deklaron Tuchel. /abcnews.al