Barcelona fitoi ndaj Osasunas në shtëpi me poker 4-0. Goli i parë u shënua nga Braithwaite në minutën e 29-të, i cili konkretizoi me sukses një aksion të projektuar nga Messi.
Osasuna shënoi pas golit të Barçës, por arbitri e konsideroi si të parregullt e pas kësaj ekipi vendas gjeti sërish rrjetën, këtë herë në mënyrë spektakolare.
Messi, Pedri dhe Coutinho shpërqendruan mbrojtjen kundërshtare, teksa topi i doli nga zona e Osasuna dhe përfundoi në këmbët e Griezmann. Francezi lëshoi një raketë nga jashtë zone dhe tundi rrjetën.
Golat dhe rastet e ndeshjes BARCELONA-OSASUNA
Në pjesën e dytë Barcelona u kthye edhe më e frikshme dhe gjeti golin edhe dy herë të tjera. Një aksion i bukur mes Griezmann dhe Coutinho u finalizua me golin e brazilianit në minutën e 57-të.
Messi dhuroi një paraqitje shumë të mirë dhe në të 73-ën e konkretizoi me një supergol, duke vulosur triumfin 4-0. Një ndeshje shumë e bukur dhe me ritëm nga skuadra e Koeman, që me këtë fitore renditet në vendin e shtatë me 14 pikë. /abcnews.al



