Nica: Emrat dhe pagat s’kanë rëndësi, grinta po! Unë trajner? Duhet një me energji

schedule16:15 - 29 Nëntor, 2020

schedule 16:15 - 29 Nëntor, 2020

Stavri Nica ishte në krye të Laçit në përballjen me Apoloninë. Një nisje me fitore, tenistike, ndërkohë që durrsaku në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Nwabueze meriton të shënojë, por më e rëndësishme është reagimi i skuadrës. E kanë ndjerë përgjegjësinë e ndeshjeve të kaluara. Gjithçka kishte të bënte me luftën sportive, agresivitetin. Lojtarët janë, por nuk ka rëndësi kush janë ata dhe sa paguhen. Duhet mbi të gjitha shpirt i lartë gare”.

“Faktikisht kam dy muaj këtu, duke stërvit U21. Kemi punuar paralelisht të dyja skuadrat dhe kam bashkëpunuar me profesor Cungun. I gjithë problemi është durimi. Besoj se skuadra do reagojë dhe do futet në garë”.

“Duke njohur natyrën dhe nivelin e Kërçikut isha i përgatitur. Ai ka nivel, e njeh kampionatin. E kisha në mendje ta fusja sa më shpejt. Rezultoi që në atë pozicion, ai së bashku me Markun bëhen linjë e fortë”.

“Unë isha pjesë e skuadrës dhe dëshira është të punoj me moshat. Presidenti mendoi ta zgjidhnim kështu. Uroj t’i rezultoj pozitive. Unë jam i gatshëm ta ndihmoj skuadrën. Besimi është dhe kam ardhur ta ndihmon ekipin. Duke parë, duke bërë. Normalisht duhet të vijë një trajner me më energji, të bashkëpunojmë, nuk është keq. Nuk jam i qartë as unë dhe as presidenti”. /abcnews.al