Mësuesja e shkollës “Boshko Strugar” në Ulqin, Florinda Basha, ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale fotografinë e nxënësve të saj në klasë të cilët kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës me rastin e festës së 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë.
Partia Popullore Socialiste ka kërkuar reagimin e ministrit të Arsimit, Damir Shehoviq, pasi që e konsideron veprimin si keqpërdorim të fëmijëve për qëllime politike, raporton Vijesti.
“Është e vërtetë se Dita e Flamurit dhe Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është një prej datave më të rëndësishme të popullit shqiptar, por keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike është i pa tolerueshëm”, thuhet në një njoftim pa nënshkrim të kësaj partie.
Reagime të shumta pasur edhe në rrjetet sociale, ndërsa drejtori i shkollës, Miodrag Androviq, ka thënë se nuk sheh në të ndonjë gjë të kontestueshme.
“Mendoj se nuk e kanë shkelur ligjin. Kjo është një ditë, të cilën e festojnë të gjithë shqiptarët dhe kolegia ka vepruar në përputhje me ligjin. Pas rrëfimit rreth Marko Milanoviqit, i ka pyetur nxënësit nëse dinë se çfarë kuptimi ka kjo ditë. Nxënësit janë përgjigjur se e dinë dhe mandej është bërë fotografia që është publikuar. Nëse dikush mendon se nuk është dashur, le ta iniciojë rastin, ama sa më përket mua gjithçka është pastër”, ka thënë Androviq për Vijesti./mv.abcnews.al